Nuk e kanë siguruar matematikisht kreun e grupit por ky është detaji i fundit që trajneri Roberto Martinez shqetësohet, përballë Finlandës ka projektuar një rotacion por sërish emrat që zbresin në fushë të ngjallin frike. Belgjika e ka një luks të tillë pasi Martinez ka në dispozicion një grup me shumë yje: “Të gjithë në këtë skuadër meritojnë të kenë minuta në këtë turne. Në këtë moment vetëm portieri është i paprekshëm, ndaj Finlandës do të luaj sërish Courtois. Nuk e bëj kurrë publik formacionin përpara ndeshjes por këtë herë diskutimi është pak më ndryshe, të paktën në lidhje me Witsel, De Bryne dhe Hazard. Të tre do ta nisin sfidën nga minuta e parë pasi i duhet të kapin ritmin”, u shpreh Martinez në konferencë për shtyp.

Martinez
Martinez

Në fazën e 1/8, Belgjika mund të përballet me vendin e tretë të Grupit A, pra Zvicrën, ose me një nga vendet e treta në grupet D, E dhe F
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb