BRITANI E MADHE – Kishte vetëm pak kohë që ishte afruar me të ëmën, pas 9 vitesh që nuk flisnin dhe tashmë Elton John ndahet përgjithmonë prej saj. Këngëtari britanik bën të ditur se Sheila Farebrother, nëna e tij mbylli sytë mëngjesin e së hënës.
46F7CE6300000578-5143227-image-m-34_1512385364180
70-vjeçari nuk fliste me nënën e tij prej 9 vjetësh, deri në maj të këtij viti. Ai ka postuar një foto të të dyve në Instagram ku shkruan: “Jam shumë i trishtuar t’u bëjë të ditur se nëna ime ndërroi jetë këtë mëngjes. E pashë vetëm të hënën e shkuar dhe jam shokuar. Udhë të mbarë nënë. Faleminderit për gjithçka. Do më mungosh shumë. Me dashuri, Elton”.
46F7C35100000578-5143227-image-m-10_1512382797725
Në maj ai postoi një foto të të dyve në të shkuarën duke festuar rilidhjen me znj. Farebrother në Ditën e Nënës në Amerikë. “Shumë i lumtur që u lidhëm prapë. Me dashuri, Elton”, shkruante këngëtari në atë kohë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: