SPANJA

Sipërmarrësi i programeve John McAfee u gjet i vdekur në burgun e Barcelonës disa orë pasi u mor vendimi për ta ekstraduar në SHBA.

Ai akuzohet për evazion fiskal dhe u arrestua tetorin e vitit të kaluar për dështim në regjistrimin e deklaratave tatimore për 4 vite.

McAfee kishte një sipërmarrje nga e cila fitonte miliarda, por jeta e tij mori kthesë të papritur në 9 muajt e fundit duke sjellë edhe vdekje e tij.
Autoritetet shëndetësore spanjolle tentuan ta shpëtojnë sipërmarrësin, por pa sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb