BRITANI E MADHE
Vetëm dy ditë pasi u përfshi në një aksident automobilistik Princi Philip, është parë duke drejtuar makinën e tij pa rrip sigurimi. 97-vjeçari ishte fotografuar duke drejtuar pa rrip sigurimi një automjet të ri Land Rover.
Policia, e cila është vënë në dijeni të fotografive, kishte marrë masat e nevojshme dhe ka folur me Dukën duke i dhënë këshillat e nevojshme me fjalë. Ndërkohë gruaja që u përfshi në aksident dy ditë më parë tregoi se nuk është e vërtetë që princi Philip e ka marr në telefon dhe se as familja mbretërore nuk i ka kërkuar falje.
Foto nga aksidenti i dy ditëve më parë
“Prisja më shumë nga Familja Mbretërore”-ka thënë gruaja e lënduar. Princi Philip u përfshi në një aksident rrugor në Sandringham, ku u përplas me një automjet tjetër. Duka nuk pësoi lëndime, edhe pse automjeti i tij u përmbys. Kurse, nga makina tjetër, Emma Fairweather, e cila ndodhej në makinë me fëmijën e saj theu dorën. Princi Philip tha se shkak i aksidentit u bë një rreze dielli që i qërroi sytë, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.
(er.cu/BalkanWeb)