GJERMANI

Vetëm dy ndeshje me Sarrin, Emre Çan prezantohet në Dortmund, ja çilin numër do të mbajë

Turku i natyralizuar si gjerman është rikthyer në Bundesligë, aty ku do të luajë në huazim me Borussia Dortmund.

Duket se 26- vjeçari i shpëtoi një momenti jo të mirë në karrierën e tij teksa me ardhjen e Sarrit tek Juventus, mesfushori u aktivizua vetëm dy ndeshje dhe nuk ishte pjesë e listës së bardhezinjve për Champions League.

Po ashtu Borussia Dortmund ka edhe opsionin e blerjes për mesfushorin në përfundim të huazimit, për 25 milion euro.

Emre Çan ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Aty ai filloi hapat e parë të karrierës me akademitë e futbollit në Frankfurt dhe më pas të Bayern Mynih.

Ai veshi për një vit fanellën e bavarezëve, për të kaluar më pas tek Bayer Leverkusen, në Angli tek Liverpool, në Itali me Juventusin dhe tani sërish në Bundesliga me verdhezinjtë për të mbajtur fanellën me nurmin 27.

Asgfag
Asgfag

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb