Ambasadori britanik, Duncan Norman ka thënë pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore se palët patën dëshirë për kompromis ndërkohë që të gjitha hoqën dorë nga diçka.

Norman thotë se ky është vetëm fillimi dhe se nëse vijohet kështu atëhere ka shpresë për të ardhmen.

”Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjate. Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga diçka. Marrëveshja u bë e mundur sepse të gjithë patën vullnet dhe dëshirë për kompromis. Ky është një mesazh i rëndësishëm për politikën.

Kjo marrëveshje është hap shumë i rëndësishëm për negociatat. Po ashtu hapi i rëndësishëm për zgjedhjet e Shqipërisë dhe zgjedhësit. Ky është vetëm fillimi. Në rast se kjo frymë kompromisi dhe bashkëpunimi do të vijojë atëhere jam shpresëplotë për të ardhmen.”- tha Norman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb