“Ajo që ndodhi të dielën është vetëm fillimi”. Pasi pushtuan fushën të dielën duke bërë që ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League kundër Liverpool, tifozët e Manchester United shtojnë dozat e kërcënimit. Në një deklaratë shpërndarë për mediat dhe të botuar në faqet e para të gazetave më të mëdha në vend, fansat e “Djajve të Kuq” bëjnë të ditur se nuk do të tërhiqen derisa padroni i klubit të japë dorëheqjen.

051746810 D00d1da2 8f12 4e52 919b Eb3eb3cd5202
051746810 D00d1da2 8f12 4e52 919b Eb3eb3cd5202

Joel Glazer është vënë në shënjestër pasi firmosi me “rebelët” e futbollit krijimin e Super League. Pas protestave të para jashtë stadiumit, tifozët e Manchster United arritën të pushtojnë fushën në sfidën e së dielës, duke detyruar shtyrjen e saj.

Tashmë, ata kërcënojnë se do të hyjnë edhe në dhomat e zhveshjes të lojtarëve. Një kërcënim që ashpërson përplasjen e tifozëve me klubin, që nga ana e tij bën të ditur se ata që do të futen në fushë, në të ardhmen nuk do të pranohen në stadium.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb