Kombëtarja do të zbresë në fushë mbrëmjen e nesërme për t’u përballur me Hungarinë në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatat e Grupi I. Në prag të sfidës së nesërme, kapiteni i kuqezinjve, Etrit Berisha doli në konferencën për shtyp ku u shpreh:

PA TIFOZË: “Të them të drejtën kemi lozur për dy vite pa tifozë dhe me siguri ishte trishtim të luajë pa ta, tani që sapo u kthyen prap do luajmë pa ta. Futbolli është për tifozët, dhe një fitore po qen tifozët do të ishte e madhe, kënaqemi shumë kur ka tifozë. Jemi të përqëndruar në ndeshje, dhe nuk mendojmë shumë në këtë aspekt, mendojme të bëjëm lojën dhe të marrim fitoren”.

VAZHDIMËSIA: “Unë mendoj që këto lojëra na kanë ndihmuar shumë dhe ta shikojmë nivelin e kundërshtarit, jemi të sigurtë që mund të bëjmë gjëra të mëdha, e kemi dëshmuar. Fitorja me Hungarinë na ka dhënë vetbesim për të vazhduar ëndrrën. Shpresoj të jetë dhe një fitore e radhës, që do të ishte mjaft e madhe na afron te ëndrra. Na afron në lojën me Poloninë që besoj se do të jetë edhe më e lehtë për ne”.

PIKAT MË TË FORTA TË KUNDËRSHTARIT: Atëhere edhe më herët e kam cekur që dhe Hungaria ka lotjar të mirë. Arma e tyre kryesore është ekipi. Ndoshta mund të mos kenë yjë që veçohen, or kanë grupin. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja palët. Do të fillojmë nga ajo ndeshje, ku mendoj se bëmë ndeshje të mirë sa i përket aspektit defensiv dhe kemi pasur raste në sulm. Shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm dhe të fitojmë ndeshjen”, u shpreh kapiteni Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb