Partia Demokratike akuzon qeverinë për përkeqësimin e situatës nga COVID-19. Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa deklaron se Elbasani është kthyer në vatër infeksioni, por tamponë për testime nuk ka.

Sipas tij, ka vetëm gjoba për qytetarët dhe asnjë masë, ndërsa për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

POSTIMI I PLOTË
“600, 700, 1000 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës.”
Kjo fjali që përsëritet çdo ditë nga qeveria në ikje është e vetmja arritje e saj, por gjobat kundër qytetarëve nuk janë zgjidhja. Për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

Çdo ditë po bëhet më keq, jo për fajin e qytetarëve, por për fajin e qeverisë.

Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente.

• Nuk ka tampon për të kryer testime.
• Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.
• Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Të paktën, paratë e gjobave për maskat të mos i harxhojnë për të paguar incineratorët apo për zyra luksoze, por të blejnë tamponë, që të mos lënë njerëzit në mëshirë të COVID-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb