Erling Haaland është ëndrra më e madhe e Xavi dhe e tillë pritet të mbetet. Stafi drejtues i Barcelonës e ka të pamundur të arrijë te sulmuesi norvegjez pasi vetëm për komisione kërkohet afro 100 milionë euro, shifër kjo e cila duhet të derdhet në llogaritë e agjentit të tij, Mino Raiola, dhe në llogarinë e babait të tij.

Në këto kushte, Barcelona tërhiqet nga kjo garë, nuk e kanë luksin të bëjnë një çmenduri të tillë financiare. Orët e fundit, duke iu referuar asaj që shkuan AS, Barcelona ka kthyer vështrimin nga Mohamed Salah. Ylli i Liverpool ka një kontratë që i skadon në 2023, për momentin palët duket larg një rinovimi të mundshëm, për këtë arsye, duke mos dashuruar ta humbasin falas, Livepool mund të pranojë pak skonto për kartonin e sulmuesit egjiptian.

Salah
Salah

Nga këtu e në vijim, Barcelona do të përpiqet të marrë informacione për të kuptuar nëse është një pistë konkrete apo një ëndërr, si në rastin e Haaland.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb