Vala e infeksioneve nga koronavirusi vijon të jetë shqetësuese në Fier. 6 nëpunës të Drejtorisë Tatimore në Fier kanë rezultuar pozitiv pas testit të kryer nga NJVKSH në Fier. Mësohet se infektimet kanë ardhur si pasojë e kontaktit në takimet me biznese.

Edhe këtë fillim viti sërish paraqiten çdo ditë dhjetëra raste të reja të infektuar. Vetëm në muajin janar të 2021 kanë rezultuar pozitiv pas testit mbi 400 persona, të cilët janë trajtuar sipas protokolleve te ISHP dhe MSH.

Situata e infektimeve e rendit qarkun Fier në vend të dytë në vend me 2074 të infektuar. Pavarësisht masave kufizuese dhe penaliteteve që vendosen çdo ditë nga policia e shtetit për mos zbatim të aktit normativ situata mbetet shqetësuese

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: