Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të paligjshëm për konfiskimin ne “Prestige Resort”.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se akti është një tregues i dhunës dhe presionit që kryeministri Edi Rama bën ndaj mediave, ndërsa evidentoi se një aksion i tillë u ndërmor vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, pjesë e të cilit ishte edhe shembja te Prestige.

Ajo ka shtuar se aksione të tilla arbitrare janë dekurajim për sipërmarrësit e rinj dhe se është frikësues fakti që kur diçka e tillë i ndodh një biznesmeni, nuk dihet ajo që ndodh me qytetarët e thjeshtë.

Postimi :
Vetëm një ditë pas raportit të DASH, Edi Rama vazhdon dhunën dhe presionin ndaj medias.
Veprimet e tij të paligjshme dhe presionet e vazhdueshme mbi Neës 24 kanë një qëllim të vetëm: të ndalin denoncimet e skandaleve tronditëse të qeverisë.
Aksionet arbitrare që vënë në shënjestër biznesin, si ai i ndërmarrë sot, në ditë pushimi zyrtar, janë dekurajim për sipërmarrjen e lirë dhe kërcënim për çdo media që zgjedh t’i thotë publikut të vërtetën.
Kur kjo ndodh me një biznes, imagjinoni çfarë ndodh me pronat e qytetarëve, të cilëve në pak minuta u shemben para syve shtëpitë e ndërtuara me mundin e një jete.
Vota e 14 majit do të jetë përgjigjja më e fortë për çdo veprim të paligjshëm të kësaj qeverie ndaj biznesit e qytetarëve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb