Gjashtë javë nga fundi i Abissnet Superiore duket se ka vetëm një enigmë për t’u zgjidhur sa i përket mbijetesës. Dimano dhe Skënderbeu, pas humbjeve të fundit, respektivisht nga 0-1 ndaj Teutës dhe Egnatias, tashmë duken të rëna në Kategorinë e Parë, vetëm matematika vijon t’i mbajë ende në lojë.

Dilema e fundit për t’u zgjidhur mbetet skuadra që do të luajë në play-out dhe ky duel është mes Egnatias dhe Teutës. Aktualisht pozicionin që që të çon në play-out për t’u ndeshur me një nga skuadrat e Kategorisë së Parë për një vend në Superiore e mbajnë rrogozhinasit.

Vetëm 2 pikë më shumë kanë durrsakët, ndërsa Kastrioti thuajse mbijetoi pas suksesit të fundit ndaj Tiranës. Për fatin e mirë të krutanëve, ndeshja e radhës është në shtëpi pikërisht ndaj Egnatias, ku vendasit luajnë për dy rezultate. E vështirë të ketë ndonjë mrekulli në 6 javët e mbetura të Kategorisë Superiore sa i përket luftës për mbijetesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb