Kartoni i kuq në ndeshjen e fundit kundër Parmës pritet t’i kushtojë shtrenjtë Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez dhe Milani janë në pritje të vendimit të Gjykatës Sportive, e cila ka marrë në dorë relacionin e arbitrit Mareska. Sipas mediave italiane, gjyqtari nuk e ka zbutur aspak versionin e tij, pavarësisht fakteve audio dhe video që shfajësonin Ibrahimovic.

Espulsione Ibrahimovic
Espulsione Ibrahimovic

Ato janë bërë publike në të gjitha mediat përtej Adriatikut, teksa kuptohet qartë se sulmuesi nuk e ka fyer ashtu siç pretendon arbitri. Është e vërtetë që Ibra ka polemizuar në distancë me Mareskën, që nga ana e tij ka kuptuar gabim disa fjali të futbollistit. Por Gjykata Sportive bazohet vetëm në relacionet e zyrtarëve të ndeshjes dhe për këtë arsye Ibrahimovic rrezikon deri në tre ndeshje pezullim. Sigurisht që në vendim i tillë nuk do të pranohet nga Milan, që paralajmëron apelimin e çështjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: