Lajme të këqia për Paris SG në prag të rinisjes së Champions League. Kylian Mbappe do të mungojë në sfidën çerekfinale kundër Atalantës. Sulmuesi doli nga fusha i dëmtuar gjatë finales së Kupës kundër St.Etienne, ndërsa testet mjekësore nuk japin aspak shpresë që ai të jetë në dispozicion të skuadrës pariziene për debutimin në “final eight” për Ligën e Kampioneve.

Fbl Fra Cup Psg Saint Etienne
Fbl Fra Cup Psg Saint Etienne

E sigurt për këtë është “L’Equipe”. Sipas prestigjozes franceze, “vetëm një mrekulli mund ta rikuperojë” Kylian Mbappe për ndeshjen kundër Atalantës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb