TIRANË

Spitali Infektiv ka pritur sot vetëm një person rreth 50- vjeçar i cili ishte i dyshuar apo i diagnostifikuar me koronavirus.
Ky është numri më i ulët i urgjencave që shënohet në 24 orë që kur në Shqipëri është shfaqur koronavirusi. Kujtojmë se një javë më parë urgjencat tek ky spital ishin 10- 12 në ditë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për News24 se po ashtu sot nuk ka pasur asnjë pacient me komplikacione të dërguar nga COVID-1 në COVID-2 ose spitali ”Shefqet Ndroqi” që tashmë pret edhe rastet më të rënda.

Ndërkohë që tek Spitali Infektiv janë 52 pacientë, 5 nga të cilët në terapi intensive në COVID-2 janë 4 të intubuar të gjithë të moshuar dhe mbi 12 persona të prekur nga pneumonia bilaterale që shkaktohet zakonisht nga koronavirus por testi i parë i tyre ka rezultuar negativ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb