TIRANE

Pas disa hiteve muzikore që Dafina Zeqiri hodhi në treg në bashkëpunim me Dj Geek, u mësua që dy artistët kishin nisur një romancë. Nuk kaloi shumë kohë dhe në fotot respektive që postonin në profilet e tyre, Dafi dhe Dj i njohur nuk ia kursenin njëri-tjetrit fjalët ledhatuese, puthjet dhe zemrat.

Dyshimet kishin nisur që çifti kishte nisur një romancë. Megjithëse nuk shpëtoi nga lajmet, shpeshherë edhe spekuluese në portale, Dafina, me një foto të ëmbël me Dj Geek, pranoi lidhjen e dashurisë zyrtarisht pak ditë më parë. Me një dedikim për partnerin dhe bashkëpunëtorin e saj, Dafi konfirmoi lidhjen e re.

Fatkeqësisht, me sa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë. Nga ç’kemi vënë re së fundi, fotoja e çiftit, tashmë është zhdukur nga Instagrami dhe gjithashtu, edhe komentet e ëmbla apo dedikimet që dy artistët i bënin njëri-tjetrit.

Vetëm një javë më parë, një deklaratë dashurie e tashmë, çdo fjalë e ëmbël, koment apo emoji është zhdukur. Mbaroi me kaq? Nuk dihet ende asgjë zyrtare për momentin. Pritet që vetë DafiNA të tregojë çfarë po ndodh me jetën e saj private.

Dafina
Dafina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: