Shkatërrohet një bandë hajdutësh në Shtutgart të Gjermanisë, ku drejtuesit ishin shqiptarë.

Një ekip i specializuar hetimor nga Departamenti i Hetimeve Kriminale në Esslingen ka arritur të shpërthejë rrjetin kriminal ndërkombëtar, që thuhet se është përgjegjës për disa vjedhje, sidomos përgjatë muajit tetor. Mediat gjermane raportojnë se 5 persona janë arrestuar gjatë ditëve të fundit. Ata thuhet se janë përfshirë në të paktën 60 vjedhje që nga fillimi i tetorit, ndërsa kishin role të ndryshme në bandë. Ndërkohë, vetëm 20 raste të vjedhjeve ishin regjistruar në Shtutgart.

Po ashtu thuhet se për të gjitha vjedhjet skema ishte e ngjashme. Autorët pas thyenin xhamat e ballkoneve, hynin në apartamente dhe më pas realizonin vjedhjet, bizhuteri, para dhe veshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: