Humbja e njeriut të dashur në një moshë të re është gjithmonë një dhimbje për të afërmit, por kjo dhimbje merr përmasa të tjera kur ke brengën që nuk i ke qëndruar pranë në momentet e fundit. Në emisionin “Me zemër të Hapur” u trajtua sot historia e një familje që përjeton brenda të mëdha. Bëhet fjalë për një nënë dhe një motër që e kanë vuajtur në mënyrën më të keqe humbjen e parakohshme të Albanit, i cili u nda nga jeta më 11 qershor të këtij viti pas një sage 1 vit e gjysmë në spital ku vuante nga një sëmundje e rëndë.

Përveç sëmundjes së rëndë të të birit që po i shuhej para syve nënë Skënderia dhe motra Valbona do të përballeshin dhe me refuzimin e Entelës nuses Albanit. Nënë e bijë, pohuan përmes lidhjes skype se nusja nuk i lejonte as ato dhe as një të afërm të vizitonte Albanin apo të kujdesej për të. Sipas Valbonës, Entela ishte betuar se Albanin do ta shihnin vetëm të vdekur. Ky premtim ogurzi u mbajt dhe nëna e 6 vëllezërit e panë Albanin në arkëmort.

Sot nëna dhe motra kanë një dhimbje të madhe dhe ngrejnë dyshime edhe për ikjen e parakohshme të Albanit. Sipas tyre ekspertiza mjekoligjore ka ngritur hipoteza të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes duke mos ia faturuar atë sëmundjes.

Alban Kodra, i cili ndërroi jetë në 11 qershor të këtij viti kur ishte 45 vjeç, la pas 3 fëmijë.
Motra e tij, Valbona alias Vasilika tha në studio se nuk kanë shkuar mirë me nusen e vëllait sepse e kritikonin atë për mënyrën se si kujdesej për Albanin. Në këtë konflikt është përfshirë shpesh herë edhe policia e Selanikut që ka mundësuar që të afërmit të vizitonin 45-vjeçarin në shtratin e vdekjes. Ndërkohë, nëna e të ndjerit tregoi një episod të rëndë, ndërsa tha se një herë kur kishte shkuar të vizitonte djalin, nusja e kishte rrëzuar nga shkallët.

Ndërsa e Motra Valbona pretendon se qëndroi më shumë se 1 ore jashtë derë së të vëllait paraditen e 11 qershorit dhe kur hyri brenda me forcë e gjeti të vdekur. Nusja dhe fëmijët e tij nuk e kishin parë që ai kishte ndërruar jetë. Sipas saj ata e linin në një dhomë pa kujdes dhe pa higjienë. Sipas tyre ekspertiza ka nxjerrë se shkak i vdekjes është mbytja dhe mjekimi i gabuar dhe përgjegjëse për këtë bëjnë nusen që nuk u kujdes për të por as lejoi që të afërmit e tjerë ta bënin.

Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë dhe nusja e vëllait, Entela Morava, e cila mohoi akuzat e lëshuara nga vjehrra dhe kunata. Ajo tha se burri i saj kishte ndërruar jetë nga zemra. Këto janë gënjeshtra. Kur ishte burri në spital ato vetëm na kundërshtonin. Kur kisha unë nevojë për ata nuk mu gjetën pranë. Burri im vdiq nga zemra kam fakte.”, tha ajo.

Familjarët e të ndjerit këtë çështje e kanë çuar në gjyq por nuk kanë shpresë nga drejtësia greke. Ceremonia mortore u krye në Korçë ku mori pjesë dhe bashkëshortja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb