Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka denoncuar rastin e përsëritur të Gjirokastrës me luhatjet brenda 24 orëve të shifrave nga COVID-19.

Gjirokastra dje ishte qyteti i dytë me më shumë raste pas Tiranë,s kurse sot regjistroi vetëm 3. Shehu thotë se gjithmonë pas reagimeve të PD qeveria ul rastet në Gjirokastër.

Sipas tij vetëm testime që s’mund të quhet pasi brenda 24 orëve në Gjirokastër ka një ulje me 24 herë dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Për të mungesa e testimeve nuk fsheh asgjë dhe vetëm nxjerr pasojat e rënda teksa Komiteti Teknik i Ekspertëve vijon të heshtë.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU
Keto vetem “testime” nuk mund te quhen!
Ne Gjirokaster dje u identifikuan 71 raste te reja Covid, per sot njoftohen vetem 3 te tille, te gjitha keto zyrtarisht bazuar mbi ate numer minimal testesh.
Pra brenda 24 oresh kemi nje ulje me 24 here!
E pa imagjinueshme dhe e pa krahasueshme kjo.
Dhe keshtu ka ndodhur dhe dite me pare kur nga 47 u kalua ne 6 apo nga 31 ne 5 e keshtu me radhe.
Dhe gjithmone kjo ndodh mbas reagimeve tona, qe vene gishtin mbi “bomben biologjike” rilindase te quajtur “Retro”, pergjegjese per kete katastrofe shendetesore aty… te nesermen ulen disa here si me nje celes poshte tavolines.
E me tej ngrihen perseri se trendi i tyre eshte ne rritje.
Ketu qartesisht nuk kemi te bejme me testime reale, as me ndonje metodike te tyre, as me logjike shkencore a profesionale.
Rezultate te tilla mund te takohen vetem ne Shqiperi si pasoje e aplikimit te nje metodike unike, asaj Rilindase, qe mbasi “shperthen bomben” kerkon te fshehe zhurmen e pasojat e saj me nje karrikature testimesh.
Por ne realitet keshtu jo vetem qe nuk fsheh dot asgje, por vetem fatkeqesisht amplifikon pasojat e renda te asaj “bombe” mbi shendetin, jeten e ekonomine e qytetareve.
Dhe ai Komitet vazhdon te heshti!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb