Theo Hernandez po kalon një periudhë të vështirë, duke e lënë jashtë Milanit dhe kombëtares franceze për sfidat e fundit të shtatorit. Mbrojtësi anësor po vijon fazën e rikuperimit, por ende nuk është gati për të qenë në dispozicion të trajnerit Pioli.

Një suport për të është edhe partnerja Zoe Cristofoli, që shfaqet shpeshherë si muzë për futbollistin. Nuk mungojnë postimet me Theon në Instagram, ku mbi 1 milion ndjekës kanë mundësi të shohin vendet ku shkon çifti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vetëm ti dhe unë” ishte dedikimi me një postim të fundit të Cristofolit, shoqërua me një zemër të kuqe. Një foto romantike që tregon përkushtimin e saj. Çifti ka një djalë të vogël që ende nuk ka mbushur vitin. Zoe rifitoi në kohë rekord format pas lindjes, madje shumë ndjekës komentojnë që ajo është bërë më e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb