Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

Ai deklaroi se sa herë përfundojnë zgjedhjet Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë, ndërkohë që sipas tij “vetëm ujërat e zeza nuk i kemi kthyer në hidrocentrale”.

Sipas Shabanit në vitin e fundit ka pasur një prodhim rekord të energjisë, të mjaftueshëm për të eksportuar, ndërsa Rama ende “kërcënon” me rritje të çmimit.

“Pas çdo zgjedhje Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë, ndërkohë që ne vetëm ujërat e zeza nuk i kemi kthyer në hidrocentrale. Në vitin e fundit kemi patur një prodhim rekord të energjisë. Prodhojmë mjaftueshëm për të eksportuar, ndërsa ky na kërcënon me rritje të çmimit.

Fasha e energjisë nga ana tjetër mund të jetë burim abuzimi. Nuk e gjen faturistin, ai mund ta lëvizë fashën, ndërsa të rritet energjia. Shpresoj ta ketë me idenë që ky është heroi që po na mbron, por ky vit ka pasur më shumë reshje se 10 vitet e fundit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb