Një person është vetëplagosur me një çifte në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Mehaj.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Nazmi Bajraktari, rreth 50 vjeç. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bajraktari ka marrë plumb te një nga këmbët, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj vetëplagosjeje që mendohet se ka ardhur nga pakujdesia e 50-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb