Protestat e dhunshme brenda në Kongres një ditë më parë, shokuan botën. Policia është detyruar të përdorë edhe armët dhe për pasojë, 4 persona kanë humbur jetën.

Mes viktimave është edhe një ish-veterane e Forcave Ajrore të SHBA, Ashli Babbitt. Ajo kishte shërbyer për 14 vite në Forcat Ajrore. Vdekja e Babbitt u konfirmua nga i shoqi dhe vjehrra.

Ata thanë se ajo ishte një mbështetëse e fortë e Donald Trump. Për momentin nuk dihen rrethanat se si Babbitt u vra, ndërkohë që policia s’ka nxjerrë ende asnjë të dhënë, madje as identitetin e viktimave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më parë, para se mbështetësit e Trump të sulmonin ndërtesën e Kongresit, ajo shkroi në Twitter “Asgjë nuk do të na ndalojë” dhe “Stuhia është këtu”.

“Asgjë nuk do të na ndalojë … Mund të provoj, por stuhia është këtu dhe zbret në DC për më pak se 24 orë … errësirë ​​në dritë”, shkroi Ashlee Babbitt në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb