AUSTRALI – Një veteran i luftë së Dytë Botërore do të udhëtojë në Australi për t’u bashkuar me ish të dashurën e tij të luftës, që kur u ndanë para 70 vjetësh pikërisht në ditën e Shën Valentinit.
Norëood Thomas, 93 vjeç banor i Virgina Beach do të udhëtojë në Adelaide, Australia muajin tjetër për t’u ribashkuar me 88 vjeçaren Joyce Morris.
Thomas i ka thënë Morrisit se do të dëshirontë ta takonte personalisht atë kur këta të dy komunikonin përmes Skype.
“Nuk e di si do të ndihem, kur ne do të takohemi sy më sy, por besoj se zemra do të më dalë nga vendi-, tha Thomas.
Gjatë videos së tyre dy orëshe, të dy e kujtuan kohën kur ishin takuar në Angli, disa muaj para se ai të zbarkonte në Normandi me divizionin 101.
Pasi lufta mbaroi, çifti ndanë rrugët. Morris ka humbur shumë nga vizioni i saj dhe aktualisht jeton në Australi.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb