ELBASAN- Fluturim Cuku, 41 vjeç, banues në fshatin Sutaj i bashkisë Përrenjas është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në një pemë jo shumë larg banesës ditën e sotme. Shkak i vetëflijimit të 41-vjeçarit, mendohet të kenë qenë kushtet tejet të vështira ekonomike në të cilën jeton familja e tij.

Burime zyrtare nga bashkia e Përrenjasit bënë me dije se Fluturim Cuku prej kohësh rezultonte i papunë dhe jetonte me borxhe. Situata në familjen e tij ishte përkeqësuar së tepërmi edhe për shkak se dy familjarë të tij, nëna dhe bashkëshortja janë të sëmura. Familja Quku sipas të njëjtave burime ishte debitore edhe ndaj OSHEE Librazhd, e cila për shkak të moslikuidimit të faturave të shumta i kishte ndërprerë prej disa muajsh edhe furnizimin me energji duke ju bërë kështu edhe më e rëndë pesha e halleve mbi shpinën e kryefamiljarit 41-vjeçar, i cili megjithë përpjekjet e pafundme për të siguruar mbijetesën e familjes nuk ka gjetur as mbështetjen më minimale.

Energjia në familjen Çuku është rikthyer pas vetëflijimit të tij me këmbënguljen e kryetares së bashkisë Përrenjas Miranda Rira e cila ka garantuar likuidimin e debisë së kësaj familje fatkeqe gjatë kësaj fillimjave. Ndërkaq burime zyrtare bëjnë me dije se debia aktuale e kësaj familjeje është 570 mijë lekë të vjetra. Kjo debi kishte filluar të likuidohej por jo sipas kushteve të paracaktuara në aktmarrëveshjen mes familjes Çuku dhe OSHEE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: