Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga ngjarja shokuese ndodhur në burgun 313, ku shtetasi Bilbil Hasani 43 vjeç ka kryer vetëvrasje, pasi ishte në paraburgim për vjedhjen e 10 eurove.

Berisha shkruan se gruaja e Hasanit e ka takuar bashkëshortin në paraburgim nga dhjetori i vitit 2019, pasi mbahej në paraburgim, pa u nxjerrë në gjyq për një vjedhje.

Më tej, Berisha nënvizon se Bilbil Hasani kishte 20 vjet që ishte me kartelë klinike, pasi vuante nga çrregullimet mendore. Berisha thotë se një vetëvrasje e tillë ndodh, në kohën që nga burgjet po lirohen kapo-bandat e kriminelët më të rrezikshëm.

Postimi i Sali Berishës:

Bilbil Hasani vritet nga shteti!

Ai burgoset per 10 euro apo 12000 lek te vjetra nderkohe serial killer dalin njeri pas tjetrit nga burgu!

Miq, burgjet e narkoshtetit jane strofulla torturash dhe vdekje per te varferit e Shqiperise!

Dy dite me pare e shoqja e Bilal Hasanit shkoi te takonte te shoqin ne burgun 313, i cili gjendej ne paraburgim qe nga dhjetori sepse kishte vedhur nje portofol me 10 euro pra 12 mij leke te vjetra. Bilbili, baba i kater femijeve, prej 20 vitesh ishte invalid me KEMP per shkak te problemeve me shendetin mendor.

Zoja Hasani u njoftua nga personeli i Burgut se i shoqi kishte varur veten.

Me kete rast theksoj se gjate ketyre viteve jane bere dhjetra e dhjetra raste te njerezve te varfer qe ne burgjet e vendit ne rrethana te errta, me se shumti nga torturat fizike dhe psikologjike, kane gjetur vdekjen. Rasti me i fundit eshte vrasje e mirefillte shteterore se mbahej prej tre muajve ne paraburgim per 10 euro nje njeri me kartel klinike prej 20 vitesh per çrregullime mendore, nderkohe qe lirohen njeri pas tjetrit serial killer ose pronare te magazinave prej 15-20 tonesh etj etj

Te dashur miq, Bilbil Hassni eshte i burgosuri i fundit midis dhjetra te burgosurve te tjere qe vetevritet apo vritet ne burgjet sketerre te Shqiperise.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Bilbilit te ndjere, denoj me ashpersine me te madhe torturat shtazore fizike dhe psikoligjike qe ushtrohet ndaj te burgosurve te varfer ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ju bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve sketerre te Shqiperise dhe te konsiderojne aplikimin e nenit 4 te Konventes nderkombetare kunder Tortures dhe sanksionet e merituara per rregjimin e Edvin Mafise. sb

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb