KOSOVA

Pas kritikiave dhe fjalimeve të ashpra nga anëtarët e tre ish- partive qeverisëse, PDK, AAK dhe Nismës, koalicioni qeverisës ka fituar një aleat si Behgjet Pacolli.

Para votimit në Kuvend, Behgjet Pacolli kryetari i AKR tha se do të votojë qeverinë e re me koalicionin LVV- LDK.

“Zoti kryeministër harrojeni atë pjesë të kaluarës tënde politike të shënuar nga ndarja, urrejtja e energjitë negative. Mos e bëni atë që e kemi bërë ne sa kemi qenë në qeveri, nëse mendoni që e kemi bërë keq. E ne nuk do ta bëjmë atë qe keni bërë ju. Unë dhe njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën, kur votohet diçka e rëndësishme, ne do të jemi këtu. Për më shumë, unë do të ju them, se unë do t’ju votoj juve. Të shohim nga e ardhmja, të mos shohim nga e shkuara. Jam dhe do të mbetem pjesë e opozitës. Çdo pikë e programit tuaj do të analizohet nga unë. Do të ju përballi me dështimet tuaja nëse ato janë të arsyeshme”, ka thënë Pacolli.

Po ashtu kryekomunari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka dalë në krah Kurtit duke akuzuar opozitën për fjalime të dobëta dhe inate kundër qeverisë.

Xcbaf
Xcbaf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb