Analisti Mentor Nazarko në një lidhje live për ‘’News24’’ ka folur për zgjedhjet në Kosovë dhe avantazhin e thellë të Vetëvendosjes që po e çon drejt fitores. Nazarko thotë se Vetëvendosje në rast se fiton zgjedhjet dhe do të krijojë qeveria ka 3 sfida të rëndësishme.

Sipas tij formimi i qeverisë, Presidenti dhe dialogu me Serbinë janë 3 sfidat e rëndësishme dhe për Nazarkon ndërkombëtarët do të sigurohen që Vetëvendosja jep garanci që i realizon këto.

Për Nazarkon, vetëm në këtë rast ndërkombëtarët mund të favorizojnë kombinacionin Kurti-Osmani në qeveri teksa

”Sado që duket që ky rezultat prodhon stabilitet, nuk është e sgiurt. Në një bisedë të mëparshme krahasoja sfidat e qeverisë, për të futur fijen në tre gjilpëra. Nuk është vetëm qeevria, por edhe Presidenti dhe dialogu me Serbinë. Me një përpjekje inteligjente LVV ka thënë që dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qytetarëve. Dialogu është prioritet i SHBA dhe BE. Pavarësisht metodës që do ndjekin, duan ta mbyllin këtë vit.
Unë imagjinoj që dialogu duhet të përballet nga një shumicë e qëndrueshme. Çdo marrëveshje i duhet 2/3 e parlamentit. Janë 3 detyrime të fuqishme që e presin çdo parti fituese.
Për këtë ndërkombëtarët mendoj do bëjnë shestimet e nevojshme, për të dhënë dritën jeshile, nëse vetëvendosje është në gjendje të fusë fijen e perit në 3 gjilpërat njëherësh.
A është gati të mbyllë dialogun këtë vit. A është gati për kompromis me Presidentin. Vetëm nëse Vetëvendosja jep garanci, atëhere bashkësia ndërkombëtare mund të favorizojë këtë kombinacion. Kurti- Osmani, kjo e fundit si Presidente, për një mandat 4-vjeçar. Edhe mobilizimi i partive të tjera, për të penguar LVV në misionin e saj. Apo zgjedhjet e reja që janë të mundimshme dhe një papjekuri e një shteti të ri.
Bashkësia ndërkombëtare është e lodhur me Kosovën. Fatkeqësisht që nuk perceptohet në Kosovë. Është krijuar iluzioni se administrata Biden do të sjellë mirë për Kosovën. Nuk e lexoj kështu. Po ashtu përmbyllja e dialogut me Serbinë është i lidhur me vizat. Nëse në administratën Trump ishin amerikanët që ndërmjetësonin. Mund të kemi një skenar tjetër, që administrata Biden rifut europianët në skenë. Kurti e ka luajtur këtë lojë, kur hoqi Grenell dhe futi Borrell dhe Lajçak. Mund të kemi një skenar që europianët të jenë violinë e parë në negociata, dhe amerikanët mbështesin.
Kosova është mësuar më lëvizjen e lirë. Sot Kosova ka regjimin më të egër nga bota, është e izoluar nga ndërkombëtarët. Në kushtet e izolimit krijohet një frustrim i tmerrshëm. Në rast se Kurti del kundër perëndimit, ka pasur arsye të fortë.”- tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb