Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, shkruan në “Facebook” se kryeministri Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë.

Sipas Abazit, për këtë çështje kanë folur politikanë e diplimatë nga Gjermania, Franca e SHBA, por Rama nuk flet.

“KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”, shkruan Abazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb