Refuzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të komentuar fjalimin e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama iu “kundërpërgjigj” me një gjest provokativ në kongresin e socialistëve evropianë.

Rama ia mbylli sytë në tentativë nëse Kurti, i tejskuqur nga ky veprim mos ta gjente se kush ishte. Ky veprim i filmuar në video dhe transmentuar në mediat shqiptare të dyja shteteve ka ngjallur reagime nga përfaqësuesit e Vetevendosjes, të cilët e cilësojnë si të tepruar.

Boiken Abazi një përfaqësues i Vetëvendosjes në Tiranë e cilëson këto akte të Ramës si një tentativë që tregojnë se kryesocialisti nuk arrin ta zotërojë me fjalë Kurtin. Këtë ai e demonstron edhe me disa foto të tjera nga takimi mes Kurtit dhe Ramës në kohë të ndryshme.

“Pas “përqafimit prej boksieri” dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa… Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova. Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s’e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar …”, shkruan Abazi.

Disa ditë më parë Kurti do të deklaronte se nuk kishte pasur mundësi që të dëgjonte fjalimin e Ramës në Asamblenë KiE-s në mbrojtje të UCCK-së dhe Kosovës kundër rezolutës së Dick Marty-t. Një qëndrim i tillë u kritikua ashpër nga opozita në Kosovë, që i cilësoi qëndrimet e Kurtit, apo dhe të presidentes Vjosa Osmani si të papërgjegjshme./Gazeta Si/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb