Zyrtarët e Vetëvendosjes janë të bindur se asnjë deputet i tyre nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër. Në të njëjtën kohë, Shkodran Hoti thotë s’ka nevojë për ndëshkime e dënime për deputetët e Vetëvendosjes pasi të gjithë janë kundër Haradinajt që ky i fundit të marrë postin e kreut të qeverisë.

Shkodran Hoti, zyrtar për informim nga kjo parti, u shpreh i bindur se këto janë vetëm spekulime. Sipas tij asnjë deputet i VV-së nuk voton kandidat tjetër për kryeministër, pos atij të VV-së. “Nuk ka asgjë të vërtetë, janë spekulime nga qasja e pushtetit por asgjë të vërtetë nuk ka këtu. Asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk e voton kandidatin e PAN-it për kryeministër”, -tha Hoti.

I pyetur se çka do ndodhë me ata deputet nëse votojnë pro kandidatit të PAN-it, a do të ndëshkohen nga partia, Hoti u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndodhë, ndaj dhe nuk do të ketë nevojë për ndëshkime e as për përjashtime. Hoti tha se këta deputetë janë zgjedhur duke përfaqësuar parimet e dhe konceptin e Vetëvendosjes, ndaj dhe nuk mund të votojnë kandidat tjetër për kryeministër përveç Albin Kurtit. “Ka qenë e ditur prej fillimit kë do e votojnë deputetët e Vetëvendosjes, gjithçka që është thëne më tej është shpifje…deputetet e vetëvendosjes janë zgjedh duke e përfaqësuar konceptin e Vetëvendosjes, programin dhe normalisht se ata e votojnë kandidatin e vetëvendosjes… gjithçka tjetër është shpifje e disa mediave që duan te shkaktojnë huti tek qytetarët” shtoi Hoti për indeksonline.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: