Analisti Ardi Nurellari, i ftuar në “News 24”, duke folur për zgjedhjet në Kosovë, deklaroi se Vetëvendosje ka për të dështuar.

Nurellari theksoi se Kurti ka larguar praktikisht bashkëpunëtorët më të afërt, duke shtuar se VV nuk ka as strukturë si parti.

“Vetëvendosje nuk ka strukturë. Struktura e braktisi Lëvizjen Vetëvendosje. Të gjitha figurat e Vv, Kurti i largoi. Është lëvizje populiste që përfiton nga shou. Në Europë, edhe atje, partitë populiste po largohen.

Jam krejt e drejt që do dështojnë, sepse kanë ngritur Mesinë në tokë, duke premtuar gjëra që nuk mbahen dot, sepse kjo është Kosova, këta mundësi ka. VV premton ndryshim, por vështirë të sjellë ndryshimin”, tha Nurellari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb