KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka njoftuar se kanë goditur me vezë të prishura veturën e kryeministrit Isa Mustafa.

“Para pak minutash aktivistët e VETËVENDOSJE-­s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte në RTK. Lëvizja VETËVENDOSJE do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”,­ thuhet në deklaratë.

Ky ishte një reagim për gjuhën e ashpër që Mustafa ka përdorur ditët e fundit ndaj VV-­së. Por sot, Mustafa ka deklaruar se i vjen keq nga qytetarët për gjuhën që ka përdorur por nuk do t’i kërkojë falje Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa kjo e fundit nuk i kërkon falje familjes së tij të cilën e kanë ofenduar por edhe banorëve të fshatit Prapashticë, të cilët i kanë shqetësuar.

Kryeministri Mustafa thotë se atyre që nuk respektojnë pronën publike dhe private nuk u kërkon falje. Ndërkohë ai i ka kërkuar falje, gomarit të cilin e kishte krahasuar me Albin Kurtin. “Duhet t’i kërkoj falje gomarit për krahasimin që ia kam bërë me atë [Kurtin v.j.]”, ka thënë Mustafa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb