Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike. Por brenda Vetëvendosjes shprehen se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike.
Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës. Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se bashkëpunimi me ta është i bazuar mbi logjikën e qëllimeve të përbashkëta dhe mirëbesimit të ndërsjellë që synon dhe garanton shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, por edhe që përfundimisht mundëson kapërcimin e madh dhe ndryshimin e nevojshëm për Kosovën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb