KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëron se në rast se nuk plotësohen votat për të zgjedhur Presidentin e ri atëhere vendi shkon sërish në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur nënshkrimet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme po sot vetëm për çështjen e Presidentit.

E propozuar është Vjosa Osmani përk ëtë post, pro Kurti konfirmon se ka vetëm dy rrugë tashmë për Kosovën, ose zgjidhet ajo, ose sërish zgjedhje.

 

“Situata me pandeminë e COVID-19 është e rëndë, kur e kam lënë detyrën me 3 qershor të vitit të kaluar qasja jonë ka qenë ngritje fillestar edhe mbyllje graduale. Ta keni parasysh, problemet që I kemi në sektorin e energjisë janë probleme të mëdha e të trashëguara nga e kaluara, e kemi e evidentuar problemin, por s’mund ta eliminojmë shkakun pasi janë të mëdha gabimet që janë trashëguar. Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb