Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, deklaroi se LVV po përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.

Minxhozi theksoi se sic nuk ka parti politike në Shqipëri që mund të ngrihen në Kosovë apo të përzihen në atë hapësirë, ashtu edhe VV nuk mund të përzihet në hapësirën e një tjetër shteti.

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë është krejt normale. Një vizitë që i kishte të pritshme diferencat. Ju kujtoj se paraardhësi i Kurtit është në gjyq me Ramën. Ishte vizitë formale. Kurti ka hyrë në një zyrë të re.  Albin Kurti ndodhet në këto orë në trysni, pasi zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se duhet hequr taksa ndaj Serbisë. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, duhet që marrëveshjet mes shteteve të marrin jetë. Kurti këtu ka të drejtë që duhen zbatuar marrëveshjet.

Unë mendoj se Albin Kurti nuk ka të drejtë, është që një forcë të shkojë të ushtrojë pushtet në një shtet tjetër. Edhe fakti se VV mund të përfshihet në aksione [përtej hapësirës gjeo-politike ku ka lindur dhe ku ka marrë edhe votat. Dy shtetet që janë shumë të papërgatitura ku mund të komunikojmë sipas ambicieve të partive. Sic nuk ka parti nga Tirana që nuk mund të thotë se cfarë të bëhet në Prishtinë, ashtu besoj ndoshta nuk ka parti që duhet të përzihen jashtë vendit”, tha Kurti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb