Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të përfaqësohet me tre kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryetari Boiken Abazi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 e pranon se do të jetë shumë e vështirë për të fituar në zgjedhje teksa ka zbuluar qëndrimin e partisë së tij ndaj Greqisë.

Abazi thotë se në Lezhë do të jetë Iljaz Shehu, kurse në Gjirokastër Kreshnik Merxhani por Vetëvendosje nuk është kundër pakicave kombëtare si pjesë integrale e shtetit.

Ai thekson se problemi qëndron tek politikat ekspansioniste që përdorin shtetet fqinje si Serbia e Greqia që i përdorin këto pakica për interesa të veta dhe që shteti shqiptar bie pre e tyre.

”Duhen 3 mijë firma. Më thanë dy aktivistë, që ka kohë deri në mars. Quhet i pavarur. Sipas kodit zgjedhor quhet nga zgjedhësit.
Janë 3 kandidatë. Është Ilijaz Shehu në Lezhë, 32 vjeç është duke përfunduar doktoraturën në Paris. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, nga arkitektët më të mirë. Ka punuar 13 vite në Gjirokastër, e njeh jo vetëm me sokak por me gurë. Jep mësim në Universitet në Tiranë.
Projekti do ishte çalamane, prandaj mbulojmë veri, jug, Shqipëri e mesme. Janë të gjitha problemet, gjeografikisht Gjirokastra është nga qarqet më të mëdhaja, por nga popullsia është pas Kukësit.
Nuk i dihet çfarë ndodh. Ka për të qenë shumë e vështirë. Ka për të qenë më e vështirë në Gjirokastër për shkak të popullsisë, por kontaktet kanë qenë pozitive.
Dua të shpjegoj që besoj se pakicat kombëtare duhet të jenë pjesë integrale e shtetit, dhe Shqipëia s’ka pasur projekt shfarosës. Problemi qëndron tek politikat ekspansioniste, si Serbia e Greqia që i përdorin pakicat për të vënë në kontroll shtetin shqiptar të politikave ekspansionistave. Në Gjirokastërn nuk mjafton trashëgimia e turizmi, por edhe prodhimi. Edhe Gjirokastra ka pasur fabrika, dhe pikë e tretë arsimi. Universiteti që ka humbur reputacion dhe cilësi.
Trashëgimi. Besojme që një kombinim i tillë nuk është vetëm për Gjirokastrën, por edhe nivel më të gjerë. Nuk mjafton turizmi. Duhet prodhimi dhe patjetër.”- tha Abazi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb