Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ teksa vlerësoi zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Kosovë, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje e humbi magjinë në elektorat.

Nazarko tha se në rastin e Albin Kurtit nuk u vërteta aksioma se; “kush fiton zgjedhjet qendrore fiton dhe ato lokalet.”. Sipas tij, përgjegjësi kryesore për këto rezultate (VV nuk ka fituar asnjë komunë deri më tani) i adresohen vetëm Kurtit.

Teksa u ndal te trancizioni politik dhe reformimi i partive në Kosovë, Nazarko veçoi LDK-në, që sipas tij duhet të jetë një model për t’u marrë shembull nga PD-ja.

“Ka një konsideratë të parë që është e dukshme se zgjedhjet u zhvilluan me standard të lartë. Edhe numërimi, të pjatën për kryetrarë komunash, është bërë me shpejtësi. Tani vjen një fazë më e fortë, për numrat. Ndonëse është një lloj aksiome se kush fiton zgjedhjet qendrore, fiton dhe Lokalet, kjo nuk u vërteta në rastin e Kurtit. Kemi përgjysmim të votave të Kurtit. Në argumentet neutral politikisht, mund të rreshtohet dhe argumenti se nuk ka marrë pjesë Diaspora, por ka marrë me postë. Diaspora se ka pasur aq të fortë thirrjen për ndryshim, si në zgjedhjet qendrore. Në përqindje, pavarësisht se zoti Kurti i referohet rritjes së Vetëvendosjes, në raport me lokalet e 2017-ës, është parti e parë. Vetëvendosja e humbi atë fuqi, magji tërheqëse që kishte në elektoralin kosovar. Pse ndodhi kjo? ! E para se PDK dhe LDK bënë ndryshim të madh në këtë kohë. Besoj se kanë ndryshuar, pasi në krye të tyre u vendosën kryetarë të rinj dhe kanë zhvilluar një opozitë të moderuar. Tonet e luftës politike në Kosovë janë kryesisht të ulëta. Vetëvendosja përkundër kësaj oferte të re nuk e ruajti këtë fluks ndryshimi. Ajo zhvilloi një fushatë të personalizuar. Përgjegjës kryesor për këtë është zoti Kurti. Vetëvendosja nuk u konfirmua në Prishtinë. Ministri i shëndetësisë që u zgjodh kandidat për Prishtinën, u fokusua shumë energji për të, edhe nga zoti Kurti. Kosova pati një menaxhim katastrofik të pandemisë. Ishte e fundit për vaksinimin, nuk pranoi mosblerjen e vaksinave kineze dhe ruse dhe pati një bilanc tragjik të humbjeve njerëzore. Një kandidat siç ishte ministër i Shëndetësisë, u vendos për Prishtinën. Interesant ishte dhe rezultati në Prizren, ku zoti Kurti nuk po arrin që të mbajë mandatin e parë. Kreu i kësaj komune është përfolur për orientim drejt ekstremizmit fetar. Këto janë elementë që në psikologjinë popullore ndikojnë. Zoti Kurti e veshi veten e vetë me një aureolë të një njeriu çudibërës. Ai nuk njihet si njeri klientelar dhe kjo mund të ketë krijuar një lloj zhgënjimi te ata qytetarë që prisnin ndryshime.”, tha Nazarko.

Duke u ndalur te komunat që janë në balotazh, Nazarko tha se; “Mendoj se do të fitojë logjika e bashkëpunimit; të gjithë kundër një. Kurti e donte fitoren “i vetëm kundër te gjithëve”. Ai do të paguajë këtë ‘çmim’.”.

Mes të tjerash Nazarko komentoi edhe te ndryshimet që kanë ndodhur te dy partitë e tjera në Kosovë, LDK dhe PDK.

“Duken qartësisht më mirë. PDK e ka tejkaluar efektin goditës për shkak të arrestimit të udhëheqësve historik, Thaçi dhe Veseli. PDK fitoi 4 komuna, siç ishte dhe Kaçaniku. Kjo parti po korr atë suksesin e ndryshimeve që i bëri vetes, duke vendosur në krye të saj një reper por që kishte bërë shkollë në Londër. LDK ka bërë po ashtu ndryshime. Ajo ka vendosur në krye të vetë një ekonomist. LDK e ka bërë tranzicionin në mënyrë të shëndetshme. Madje është rasti që të merret në krahasim në raport me PD. Sepse një parti e qendrës së djathtë, me lider historik dhe tranzicion nga Isa Mustafa, një udhëheqës jetëgjatë që nga vitet 80, i ngjashëm me Xhemal Tafajin, kryetar i bashkisë së Tiranës. Imagjino që kryetari i Tiranës të ishte ende në politikë, e paimagjinueshme! Ai (Mustafa) zhvilloi një tranzicion te një udhëheqës i ri, pa u dukur fare, pa i krijuar hije atij. Pa qenë në parlament, për të zhvilluar betejat e veta. LDK është shembull për botën shqiptare se si tranzicioni nga një lider, nga babai (Isa Mustafa) te i biri politik, të zhvillohet në mënyrë kaq të qetë. Ka kalkulime të forta, por ato nuk kanë dalë në publik (krerët e rinj të LDK dhe PDK). Zoti Kurti ishte tërheqës te rinia. Një nga arsyet e ndryshimit në Shkurt, ishte aftësia tërheqëse e Kurtit te Rinia. Një pjesë e mirë e rinisë se kupton se çfarë flet Kurti, por thjesht thonë; flet bukur. Ai përdor gjuhë politike me frazeologji filozofike. Ndaj mendoj se dhe udhëheqësve të rinj të LDK dhe LDK u zgjodhën të rejat”, -tha ai.

Analisti komentoi edhe lëvizjen e Vjosa Osmanit dhe marrëdhëniet e saj të bashkëpunimit me Kurtin.

“Është përmendur shumë fakti se Lëvizja që krijoi Vjosa Osmani është duke ‘rrëshqitur’ te LDK-ja. Nuk mendoj se është duke rrëshqitur për shkak të ndonjë zgjedhje të saj. Elektorati e ka kapërcyer atë momentin e parë të tërheqëse që vijonte mes këtij tandeni Osmani-Kurti, që ishin një. Ajo premtoi që të votonte nën një logo historike siç është LDK. Unë besoj se ajo gaboi se nuk ruajti identitetin e lëvizjes së saj. Ajo mund t’ia besonte udhëheqësin e kësaj lëvizje, Gërvallës psh ose një figure të re. Lista ‘Guxo’ nuk ka identitet si lëvizje. Në pikëpamje të gjykimeve, të pozicionimeve, të të dy liderëve, Kurti-Osmani, ka përputhje, identitet. Përputhe për qasjen nda Serbisë, Shqipërisë, ‘Open Ballkan’. E ndjej se midis tyre për politikën e jashtme, Osmani-Kurti ka fërkime. Fërkime për kuadro diplomatikë, çështje të tjera, por që nuk kanë ndikuar. Se fsheh simpatinë time për Mustafën.

Edhe atëherë kur e vendosi në krye të listës Osmanin, argumenti i moshës nuk qëndronte se shihn i çfarë ndodh në Amerikë apo Çeki. Edhe me Abdixhikun, është bërë zgjedhje inteligjente. Edhe vetë partia, se është patri me shumë ‘shpirtra’ u respektua zgjedhja e tij dhe nuk pati sherre. LDK vendos të tregojë se pse ende është me ndikim në territor, Pritet se çfarë do të ndodhë me ata që janë në Hagë dhe mendohet se mund të ketë arrest shtëpiak të tyre. A do të kenë ata ndikim politik në Kosovë? Unë dyshoj se do të kenë ndikim, pasi do të rrezikojnë statusin e tyre në gjyq. Ajo çka ka ndodhur lidhet me një zgjim të vetëdijes politike të popullit të Kosovës. Edhe përsa i takon raportit të tyre me perëndimin. Ata vendosën se një qasje pluraliste, votim për një rozë më të gjerë se sa një apo dy parti, është më i shëndetshëm. Fitoi qasja pluraliste në raport me një qasje moniste.”, përfundoi analisti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: