Gazetari Artistir Lumezi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e Kosovës, deklaroi se Vetëvendosje shkërmoqi partitë e gjeneralëve të luftës, duke iu dhënë mesazhin se misioni i tyre përfundoi.

Lumezi thekson se zgjedhjet në Kosovë i dhanë mesazh edhe Shqipërisë, pasi edhe në Tiranë kemi të njëjtët personazhe që lëvizin në skenën politike.

“Vetëvendosje shkërmoqi partitë e gjeneralëve të gjeneralëve të luftës, që donin të zhduknin VV nga skena politike dhe ai ktheu reston e mori votat për të qenë kryeministër. Mesazhi që vjen është zotëri bëtë luftën, por misioni juaj u mbyll, sepse ishte mision për tranzicionin.

Këtë mesazh duhet ta çojmë edhe në Shqipëri, nuk ka më familje dëshmori a të ish-përndjekuri që akoma vijojnë të jenë në pushtet. Edhe në Shqipëri kemi të njëjtat personazhe që lëvizin. Duhet që të mbajmë zgjedhje si në Kosovë. Për atë sesi do qeverisë, duhet parë”, tha Lumezi.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: