MAT

Policia e Matit ka vënë në pranga një 47-vjeçar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë orëve të natës së 30 korrikut, ku një 13-vjeçar vrau veten aksidentalisht.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin “Skëndërbeg”, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.) 47-vjeçari ishte bari në zonë dhe nuk ka lidhje familjare me të miturin.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb