Plot 19 shoqata të shoqërisë civile kanë reaguar pas transmetimit të rastit të trajtuar në Stop të vetëvrasjes në ambientet e paraburgimit 313, të shtetasit Bilbil Hasani,i cili vuante nga skizofrenia.

Inspektorit të  Lartë i Drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm, kryetarëve e KLGJ e KLP, u kërkohet të nisin verifikimin dhe procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve për praktikën e masës së sigurimit ndaj të ndjerit Bilbil Hasani.

Në materialin voluminoz shoqatat shpjegojnë në mënyrë të detajuar shkeljet në këtë rast dhe bazën ligjore ku referohen. Caktimi i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ mund të shmangej ndaj të ndjerit dhe të zbatoheshin alternativa më të lehta, -thuhet në reagimin e shoqatave.

Përveç se nuk ka kryer një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, izolimi i këtij shtetasi të diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor në paraburgim, solli pasoja tragjike në jetën e tij.

Mbrojtësi i të ndjerit u caktua në mënyrë të parregullt nga ana e trupës gjyqësore të apelit  dhe cenoi  efikasitetin e mbrojtjes ligjore. /tvklan.al 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb