Në fjalën e saj në Kuvend deputetja Grida Duma u ndal tek vdekja e të riut nga Kavaja, i cili vari veten në ambientet e Komisariatit të Kavajës.

Duma u shpreh se  kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e Kavajës , por mbarë shoqërinë , duke shtuar se problem më i madh është se këtu po u rrëshqiti këmba të varfrit je i mbaruar.

Fjala e Grida Dumës në Kuvend:

Kolegët e mazhorancës dhe opozitës me gjithë padëshirën për të bërë jetë parlamentare duhet t’i hedhin në sy fotove. Janë dy foto në Komisariatin e Kavajës me një lidhëse që duket më shumë si lidhëse këpucësh më shumë se lidhëse kapuçi, me të cilën pretendohet se ka vrarë veten i riu Ilvi Meta në Komisariat. Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar se zor mund të ndodhë kjo. Kemi qenë kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah drejtësisë, hetimit, gjykatave dhe gjithçkaje tjetër. Dua të ndaloj tek ky rast për një arsye më madhore se vetë zbardhja e të vërtetës.. Unë kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur në Komisariat dhe secili nga ju po të kishte qenë aty do të kishte parë një kob më të madh se sa vdekja dhe kush ishte më e kobshme se sa vdekja,. Në të gjitha humbjet e jetëve, kur shkojmë në atë moment sidomos kur bëhet fjalë për një të ri, ajo që gjejmë është një vaj,  sidomos të nënës, i grave ,familjes etj…Aty kishte pllakosur heshtja. Mpirja dhe mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se sa morti. Theksoj këtë realitet për një gjë që është shumë e thellë në shoqërinë dhe shtetbërjen shqiptare. Aty tek ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur të pagjykuar dhe gjykuar, pyeta të atin se për çfarë akuzohej djali? Më tha,- për një vjedhjen e dere alumini që quhen vjedhje , krime ordinere, devijanca nga varfëria, madje tha e kanë dënuar për disa gjëra që nuk i ka kryer. E kishin bërë zakon tha se herë që ndodhte një vjedhje ordinere e kapnin e rrihnin shpesh dhe ishin mësuar me faktin se meqë ai ka gabuar në jetë si i ri është i paragjykuar se do të jetë gjithmonë fajtori në këtë shoqëri. Mendoni se sa janë ata që nuk mbrohen dot dhe nuk nxjerrin dot të drejtën e vet sikur edhe për dinjitet. Në një moment i ati po dridhej dhe tha nuk  e besoj kurrë që ka vrarë veten…Mendoni sa janë ata sepse janë të paragjykuar sepse ekziston një racizëm paragjykimi sepse gabon në këtë vend dhe ti do të jesh përjetësisht si tek ai filmi realizmit socialist , bishti i qenit i kërrusur dhe ne jemi këtu gati indeferente ndaj një ngjarje që është më e madhe se sa humbja e jetës së një njeriu, megjithëse nuk ka ngjarja më të madhi se humbja e jetës së një njeriu. Por është më e madhe sepse është kambana që na paralajmëron që mund të ndodhë prapë. Dhe siç thotë edhe raporti i Avokatit të Popullit këto janë fenomene të ndodhura normal nga Komisariate e Policive, apo nga trupa e policisë, megjithëse kam shumë respekt për shumë prej tyre që sakrifikojnë. Por një pjesë tjetër e këtij realiteti është ky sepse nëse të ka rrëshqitur këmba në këtë vend, mundësia për t’u ringritur është zero. Ky është problemi më i madh sepse një i ri i cili diku, për shkak se kjo shoqëri nuk ka asnjë sistem vlerash asnjë solidaritet social, asnjë institucion edukimi, mund të çoi deri në vdekje të fshehura apo vetëvrasje të ndodhura nga depresioni. Përsëritja e krimit të organizuar në atë institucional është vepra më dinjitoze elektorale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: