Për ish-kryehetuesin Qemal Lame, Mehmet Shehu është vrarë. Në bisedën me gazetaren Nisida Tufa për emisionin ‘Kjo Javë’, Lame e përshkruan atë si një njeri të rreptë, i cili ka vrarë dhjetëra persona, por ishte e pamundur në këndvështrimin e tij që ai të vetëvritej.

‘Vetëvrasja e tij është një legjendë, unë do të shprehim për këtë edhe më gjerë së shpejti do të dalë një botim tjetër. Është një botim, analizë politike, juridike në profesionin tim. Dhe edhe një herë e theksoj që jap mendimin se Mehmet Shehu është vrarë nuk është vetëvrarë. Ai ishte person shumë i rreptë, ka vrarë shumë të tjerë me dhjetra të tjerë, por të arrinte të vriste veten është e pamundur.’ theksoi Lame.

Në atë kohë ka patur mjaft raste të tjera, ju ishit kryehetues edhe në rastin kur janë dënuar zyrtarë të tjerë, sic është rasti i Mehmet Shehut, si komplotist për të rrezuar diktatorin, sipas jush këta persona ishin të fajshëm, keni reaguar njësoj si për Kadarenë?
I vetmi rast që mua më erdhi dhe m’u mor mendim ishte i Ismailit, për rastet e tjera nuk është marrë mendimi im sepse cështja ndiqej në mënyrë tepër sekrete. Mund të duket e çuditshme por hetuesit janë aty dhe mund të pyeten. Nuk ka asnjë dokument që mund të kem firmosur, për këto problemet e tjera më është marrë mendim në mënyrë të përgjithshme për zbatimin e ligjshmërisë. Kur përfunduan hetimet më thanë që përfunduan hetimet dhe do ta cojmë cështjen në gjyq më tha Hekurani. E pyeta nëse e kanë marrë prokurorin. Kur u bë procedura për Nesti Nasen thirrën prokurorin e përgjithshëm dhe aty e kam dëgjuar edhe unë. Ai jepte shpjegime e fliste, për mendimin tim nga mënyra si u veprua e them edhe sot me bindje, nëse ata nuk do ishin arrestuar në atë kohë, do ishin nga personat që do të ishin arrestuar, dënuar dhe po të ishte në fuqi ligji për dënimin me vdekje do ishin dënuar me vdekje, duke filluar nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu etj që u dënuan, por që në bazë të ligjit për akuzat për të cilat janë dënuar për mua është një legjendë dhe një mashtrim për të justifikuar komplotin që lindi në Komitetin Qëndror në kokën e udhëheqësit. Pse u bë kjo? Kjo u bë për të justifikuar largimin e Mehmet Shehut dhe për t’i hapur rrugën Ramiz Alisë. Ramiz Alia mund të duket si person që nuk të jepte këtë përshtypje sepse kur komunikonte, komunikonte ndryshe nga të tjerët, nuk ishte arrogant e agresiv si të tjerët, por të gjithë veprimet janë kryer nën drejtimin e tij. Dhe ai është personi kryesor që ka mbajtur lidhje direkte me ministrin e brendshëm dhe porositë që u jepte hetuesve.

Për rastin e Mehmet Shehut mendoni se ishte vrasje apo vetëvrasje?
Mendimi im i plotë që kur e kam dëgjuar, është se ai është vrarë. Vetëvrasja e tij është një legjendë, unë do të shprehim për këtë edhe më gjerë së shpejti do të dalë një botim tjetër. Është një botim, analizë politike, juridike në profesionin tim. Dhe edhe një herë e theksoj që jap mendimin se Mehmet Shehu është vrarë nuk është vetëvrarë. Ai ishte person shumë i rreptë, ka vrarë shumë të tjerë me dhjetra të tjerë, por të arrinte të vriste veten është e pamundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb