Serbia është tronditur nga një vetëvrasje krejt e pashjegueshme. Bëhet fjalë për 16-vjeçaren Milica Mrkela, e konsideruar si një talente e basketbollit serb, e cila është gjetur e vetëvarur në Batajnica, në një prej qosheve të shtëpisë familjare.

Ajo ishte lojtare e Partizanit të Beogradit, gjithnjë në fokus të mediave sportive vendase, pasi konsiderohej e ardhmja e basketbollit serb për femra, një sport që i ka dhënë emër në botë Serbisë.

Për shkak të talentit të saj ajo u përfshi që 15 vjeçe në ekipin e parë. Sipas Kurir, trupi i adoleshentes u gjet nga nëna e saj.

Thuhet gjithashtu se ajo ishte dhe një studente e shkëlqyer, me një jetë tejet normale, larg çdo problemi personal apo familjar.

Adoleshentja thuhet se i kërkoi gjyshes së saj që t’i bënte petulla, doli më pas të shëtiste me qenin dhe, pak kohë më vonë trupi i saj u gjet i varur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb