SHBA – Vetëvrasja e aktorit të njohur Robin Williams është në krye të listës së këtij viti të kërkimeve globale në Internet përmes Google.

Williams, aktor dhe komedian fitues i Oskarit, i famshëm për interpretimin me zgjuarsi të roleve të tij, shpeshherë përmes improvizimit, i dha fund jetës në muajin gusht, duke u vetëvarur në shtëpinë e tij pranë San Franciskos, në Kaliforni. Vdekja e aktorit i tronditi admiruesit e tij, të cilët ju drejtuan internetit, për të kërkuar në Google informacione mbi karrierën e tij, si dhe për temën e vetëvrasjes dhe depresionit.

Pas vetëvrasje së Robin Williams, tema të tjera të kërkuara më tepër me Google për këtë vit ishin Kampionati Botëror i Brazilit, epidemia e Ebolës, tragjedia e avionit të linjës Malaysia Airlines, sfida e hedhjes mbi vete të kovës me akull të filmuara dhe publikuara në internet, me synimin e grumbullimit të fondeve për fushatën kundër sëmundjes së çrregullimeve muskulore, të njohur si Lou Gehrig’s Disease.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: