TIRANA

Një 60-vjeçar është vetëvrarë me çifte në Astir të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 21:00.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka shkuarn ë vendin e ngjarjes dhe po heton për vetëvrasjen e F.I.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb