Numri dy i PD, Edi Paloka, bëhet pjesë e debatit për vetëvrasjen e pacientëve me koronavirus në spitalet covid.

Paloka publikon në ‘Facebook’ një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, ndërsa thekson se “e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të vjedhin”.

“Shiheni dhe nje here ekipin e “rilindjes” per te kuptuar se perse kemi arritur ne kete “derexhe”. Shihini keta “puntoret” e “punembaruarit”! Keta i marrin te keqen shokut Muho e shoqes Lenka! Imagjinoni qe me “i dituri” e me “i zoti” prej tyre , eshte Edvini ?
E vetmja gje qe dijne te bejne , eshte te vjedhin …po dhe ate e bejne trashe!
Mbas 25 prillit jane te gjithe pas hekurave sepse injoranca dhe koketrashesia, nuk merren ende ne gjykata si alibi per krimet !
Shqiptare, e keni vete fatin tuaj ne dore! Kete here kur te zgjidhni shihni per ke votoni.
??”, shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb