Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi, foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Duke u ndalur te rastet e rënda të vetëvrasjes së dy pacientëve me koronavirus te Covid-2 Shefqet Ndroqi, neurologu iu bëri thirrje të gjithë mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që të ngrenë alarmin, në momentin që shohin shenja ankthi e depresioni te pacientët.

“Problemet mendore kanë ardhur në rritje kudo në botë. Koronavirusi i rriti dhe agravoi edhe më tepër këto probleme. Duhet një sistem i tërë i lidhur, që të funksionojë. Në Shqipëri secili mjek apo infermier duhet të jetë i vëmendshëm ndaj këtyre pacientëve, që paraqesin shenja ankthi. Në momentin që shohin këto shenja duhet të vënë një alarm për t’i mbrojtur këta pacientë. Edhe shoqëria, media duhet të flasë me tepër për këto probleme. Rekomandimi i vazhdueshëm për këtë periudhë kanë qenë vitamina C, ushqimi i shëndetshëm, palestra për të mbajtur trupin të shëndetshëm, etj”, u shpreh neurologu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb