SHBA

Financieri amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh, është vetëvrarë në qelinë e tij, në burgun e Manhatanit, ku priste dënimin. Lajmin e bëjnë me dije mediat amerikane, të cilat saktësojnë që milioneri kishte varur veten.

Trupi pa jetë i Epstein u gjet të shtunën në mëngjes rreth orës 7:30 minuta. Financieri ishte nën vëzhgim që pas 23 korrikut, kur u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij, pas shenjave të rënda në fyt.

Arrestimi dhe precedentët- 66-vjeçari, mik i të pasurve dhe i njerëzve të fuqishëm, përfshirë edhe ish presidentin amerikan Bill Clinton dhe presidentin aktual Donald Trump, u arrestuar në mes të korrikut në New York, me akuzën e trafikimit seksual. Atij nuk ju dha lirimi me kusht dhe ishte në pritje të procesit të tij, që sipas prokurorisë do të fillonte në qershor të 2020.

Në të shkuarën Epstein kishte negociuar një dënim me 13 muaj, në një burg në Palm Beach për krime që lidheshin me prostitucionin.
Një marrëveshje që kishte ngjallur shumë polemika, sepse de fakto miliarderi kishte shmangur një dënim të mundshëm të përjetshëm me një seri kompensimesh monetare.

Në orët e fundit qarkullonin letrat e disa hetimeve, që e përshkruanin aktivitetin ilegal në të cilën Epstein ishte përfshirë, me shumë detaje të turpshme. Qindra faqe të bazuara edhe nga dëshmitë e disa viktimave, mbi të cilak ajo e Virginia Robert Giuffre, që e kishte akuzuar financierin që e kishte kthyer në një ‘skllave seksi’, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Ndër të tjera, gjithmonë sipas asaj që shkruhet në dëshmitë e hetimeve, Virginia Robert Giuffre ka treguar që ka qenë e detyruar në 2001, kur ishte minorene, të kishte raporte seksuale edhe me të tjerë personazhe, që ishin në rrethin miqësor të financierit të pasur, mes të cilëve edhe princi Andrea, duka i York-ut.

Akuzat në lidhje me djalin e mbretëreshës Elisabetta, Buckingham Palace i ka cilësuar shpifje dhe ‘false’, duke nënvizuar që çdo proces ndaj Dukës së York-ut në Amerikë për i jashtëligjshëm.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb